12 Views

Na ndajnë edhe dy muaj nga edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës në RTSH. Siç …

Na ndajnë edhe dy muaj nga edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës në RTSH. Siç është bërë traditë, festivali do të zhvillohet në fund të dhjetorit, pikërisht në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor 2017. Adi Krasta, moderatori dhe gazetari i mirënjohur do të jetë në drejtimin e Festivalit të Këngës. Për të do të jetë hera e gjashtë në prezantimin e këtij festivali. Eurovision Albania mëson se regjia i është besuar regjisorit Pali Kuke ndërsa skenografia e Albi Çifligut pritet të jetë tepër novatore. Ndërsa artistët që duan të jenë konkurrentë, duhet të dorëzojnë materialet e tyre muzikore pranë Radio Tiranës deri në datën 10 nëntor.

#eurovision #albania #festivaliikenges #fik56 #festivaliikenges56 #tirana #fik #festivaliikëngës #eurovision2018 #esc2018 #esc #shqipëri #music #fest56 #albanian #song #love #lettheloveuniteusall #kosovo #eurovisionsongcontest #rtsh



Fonte